Aplikacion
Raportohet se një i ri ka qëlluar të dashurën e tij brenda në makinë dhe më pas ka vrarë veten.
Të dy mësohet se janë gjetur brenda automjetit, ku i riu ka humbur jetën, ndërsa e dashura e tij ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula” në rrethana ende të paqarta.
Njoftimi i policisë:
Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.
Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
View this post on Instagram