zoom

Aktualitet

Të shtëna me armë në Malësinë e Madhe, qëllohet drejt një patrulle policie

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Malësinë e Madhe.

Mësohet se është qëlluar në drejtim të një patrulle policie. Efektivët kanë qenë duke hequr disa kamera sigurie në Linaj të Malësisë së Madhe, kur dy persona kanë qëlluar drejt tyre.

Nga informacionet paraprake mësohet se disa shtetas janë shoqëruar në komisariatin e policisë. Deri më tani nuk raportohet për të plagosur./ Zoom.al