zoom

Aktualitet

Të shtëna me armë drejt një lokali në Kamëz

Një lokal është qëlluar me armë zjarri në orët e para të kësaj të shtune në Kamëz.

Mësohet se rreth orës 05:10, në Kamëz, në bulevardin “Donald Trump” janë thyer prej të shtënave me armë zjarri, xhamat e lokalit në pronësi të shtetasit N.M.

Në moment kur është qëlluar në drejtim të lokalit, biznesi fatmirësisht ka qenë i mbyllur duke mos ofruar shërbime për klientë./Zoom.al