zoom

Aktualitet

Të qarat zbuluan foshën e porsalindur në parkingun e pallatit, qytetari i dëgjoi

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja rrënqethëse në kryeqytet, ku një foshnje e porsalindur, u gjet e braktisur në parkingun nëntokësor të një pallati në zonën e Yzberishtit. Mësohet se ka qenë një banor i zonës që ka dëgjuar të qarat e bebit dhe ka njoftuar policinë.

Foshnja u gjet e mbështjelle me një batanije e lënë në tokë, ndërsa nuk dihet ende se kush është nëna e të porsalindurit apo kush e ka braktisur. Ndërkohë janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonën përreth për të zbuluar më shumë detaje se kush e brakisi foshnjën.

Fëmija u gjet paraditen e sotme (8 nëntor) në parkingun nëntokësor të pallatit dhe është dërguar në spital. “Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur. Shërbimet e Policisë i kanë ofruar  menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital”, thotë policia. /ZOOM.AL/