zoom

Bota

Të paktën 55 të vdekur dhe qindra të zhdukur/ Çfarë i shkaktoi zjarret shkatërruese të Hawaii-t?

Një nga fatkeqësitë më të këqija natyrore në historinë e Hawaii ka vrarë të paktën 55 njerëz dhe ka zhdukur qytetin historik të Lahaina. Por çfarë i shkaktoi zjarret shkatërruese në Hawaii?

Një zjarr i vogël që doli jashtë kontrollit

Gjithçka filloi me një zjarr të vogël pyjor, megjithëse nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi atë zjarr. Zjarrfikësit nuk mundën të shuajnë flakët dhe mbrëmjen e së mërkurës flakët filluan të përhapen shumë shpejt. I nxitur nga erërat jashtëzakonisht të forta, zjarri doli shpejt jashtë kontrollit.

Uragani Dora, një stuhi e kategorisë katër që kohët e fundit kaloi Haëaiin në jugperëndim, mendohet nga disa meteorologë të ketë shkaktuar erëra të forta deri në 100 kilometra në orë që nxitën zjarret.Sipas disa analistëve, uragani shkaktoi erëra jashtëzakonisht të forta.

Një sezon i thatë me lagështi të ulët

Meteorologët, ekspertët e pyjeve dhe zjarrfikësit japin alarmin kur shteti përjeton një kombinim të rrezikshëm të bimësisë së thatë, erërave të forta dhe ajrit shumë të thatë. Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së kishte lëshuar paralajmërime para katastrofës.

Bimësia e thatë krijoi një ‘tinderbox’

Zjarret në pyje në përgjithësi shkaktohen nga rrufeja, periudhat e zgjatura të nxehtësisë ose aktiviteti njerëzor, qoftë i qëllimshëm ose nga pakujdesia. Zjarret mund të ndizen nga një cigare e hedhur po aq lehtë.

Situata në Maui u përkeqësua nga bari i Guinesë, bimësia pushtuese që mund të rritet me shpejtësi deri në 15 centimetra në ditë gjatë sezonit të lagësht dhe të arrijë deri në 3 metra lartësi. Nëse lihet të thahet, ai mund të krijojë një “kuti të ndezur”, tha për Associated Press Clay Trauernicht, një shkencëtar në Universitetin e Havait.