zoom

Stil

“Të lezeton kur të ngacmon?”/ Kiara xheloze për Keisin, ja çfarë i tha Luizit

Si çdo natë, Luizi Ejlli dhe Kiara Tito kanë qëndruar me njëri-tjetrin të shtrirë në një krevat duke biseduar. Teksa nuk mungojnë të qeshurat dhe të puthurat, nuk mungojnë as bisedat serioze.

Mbrëmë Kiara i ka thënë Luizit se e “acaron sjellja e tij me Keisin”. Madje ajo e pyeti këngëtarin nëse i lezeton kur ajo e ngacmon.

Luizi i tha fjalën se nuk do e bënte më një gjë të tillë, edhe pse është i bindur se Keisi ka hyrë me një qëllim në “Big Brother VIP2”.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Më acaron me Keisin. Ok, e zëmë se ajo ka ardhur të të provokojë. Të lezeton kur të ngacmon?

Luizi: Jo

Kiara: Atëherë për ça e bën, pse e ngacmon, se ajo ndoshta nuk ka ardhur fare me atë qëllim

Luizi: Ok, po më duket mua. Për numra

Kiara: Seriozisht e ke Luiz?

Luizi: Po më beso njëherë në jetë tënde, Krisht

Kiara: Kështu e mbyll ti, me më beso mua

Luizi: A të ka dalë ndonjëherë e kundërta në lojë flas? Jemi duke folur për lojë

Kiara: Jo, ok, kështu e lëmë

Më pas Kiara i thotë Luizit se i bën provokime, e vë në siklet. Këngëtari i jep fjalën që nuk do e bëjë më këtë gjë.

“Mos më mashtro kot. Vazhdo nëse të lezeton. Mos dil në konkluzione kot, se dy ditë ka që ka ardhur, edhe gjynah nëse i bie në qafë kot. Për numra ke edhe Nitën, por me Nitën nuk sillesh ashtu”, i tha moderatorja teksa Luizi thoshte vazhdimisht: “E lashë”.