zoom

Të gjitha

“Të kam dashur dhe të kam thyer!” Donald Veshaj i dedikon këngë të re Bora Zemanit

Donald Veshaj thjesht nuk mund të ndalet së shkruari për Bora Zemanin.

Ai ka publikuar këngën e re me titull “Hesht” që duket një dedikim i ndjerë dhe romantik rreth ribashkimit të tyre pas ndarjes së aktorit nga Beatrix Ramosaj.

Mes vargjesh, aktori shprehet se e ‘ka thyer’ të gjithë e dimë se është referencë e lidhjes së tij në ‘Big Brother VIP’ dhe gjithashtu shton se po mendon për të me lot në sy: “Tu mendu për ty jam, tu mendu sa shumë të kam dashur dhe të kam thyer. Tu mendu për ty jam, tu mendu për ty me lot në sy.”

Ai i lutet ‘asaj’ mos të largohet pasi në mëngjes ajo nuk është në shtrat dhe për këtë pyet se ‘pse nuk po na lënë bashkë: “Të lutem rri edhe pak. Mos ik këtë natë. Mëngjesi vjen dhe ti nuk je në shtrat. Pse s’po na lejnë ne me kon bashkë? E me i kap yjet nalt?”

“Shoh mesazhet e vjetra e me vete qesh si idiot, mos fol ti të kuptoj më mirë me sy se me fjalë. A po vjen lëri krejt, lëri llafet, lëri njerëzit, Unë para teje i lë krejt mos u nervozo, nuk jemi duke bërë faj, afrohu dhe më puth si herën e parë.”– janë disa nga vargjet e tjera të këngës që lidhen me historinë e Donaldit me Borën.

Sakaq, në referen ai i lutet mos të flasë duke u shprehur se e kupton më mirë me sy se me fjalë: “Të lutem mos fol ti. Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë. Hesht e mos fol ti. Jo mos kij frikë se nuk jena tu bo faj.”