zoom

Sport

Të gjithë të çmendur pas Xabi Alonsos, trajneri më i kërkuar në merkato

Xabi Alonso është trajneri më i lakuar për momentin në Evropë, të gjithë e duan teknikun spanjoll.

Prej kohësh, që nga momenti kur Liverpool dhe Bayern Munich, njoftuan se në fund të këtij sezoni do të ndryshojnë trajnerë, emri i Alonso-s është i lidhur ngushtë me këto dy klube, më saktë dy ish-klubet e tij.

Nuk është një sekret që Bayern dhe Liverpool po përplasen në distancë për të joshur trajnerin e Bayer Leverkusen, por së fundmi, sipas mediave spanjolle, Alonso mund të jetë një opsion edhe për stolin e Real Madrid, pasi Carlo Ancelotti-t t’i ketë përfunduar kontrata:

“Xabi Alonso, trajneri në modë”, shkruam Marca në faqen e parë. Nëse të gjithë mediat e shohin Alonso-n larg Bayer Leverkusen, ish drejtori i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka një tjetër version:

“E shoh shumë të vështirë që Bayern Munich të marrë Alonso-n, për të mos thënë është e pamundur. Unë besoj se ai do të qëndrojë te Leverkusen”, u shpreh Hoeness. /ZOOM.AL/