zoom

Bota

Të gjithë po flasin për kapelën e Melanie Trump: Çfarë simbolizon ajo?

Melanie Trump i befasoi të gjithë kur u shfaq krah Donald Trump në ceremoninë e betimit si president, me një kapelë të madhe të vendosur në kokë, që nuk lejonte depërtimin në shikimin e saj.

Shumë e komentuan look-un e saj, mjaft elegant dhe klasik.

Por, vëmendje morën edhe disa momente të tilla si ai kur Donald Trump u afrua për ta puthur, por kapela e Melanie Trump nuk e lejoi.

Por pse Melanie Trump zgjodhi këtë aksesor me fustanin e saj elegant?

Disa e komentuan si një mesazh të saj për të qëndruar në hije, për të fshehur shikimin dhe për të vendosur një distancë mes saj dhe të tjerëve (streha e kapelës ishte mjaft e gjerë), duke mos lejuar askënd të kuptonte dhe të vlerësonte emocionet e saj.

Ose ndoshta donte të jepte një mesazh të qartë për stilin e saj si Zonjë e Parë në epokën e Trump II: do të ekspozohet sa më pak të jetë e mundur.

Kjo kapelë ishte stiluar nga Eric Javits.

Stilisti, në një deklaratë për shtypin, sqaroi se misioni i tij në krijimin e kapeleve është të dizajnojë forma që nxjerrin në pah bukurinë e çdo lloj fytyre. Dhe në rastin e zonjës Trump, detyra ishte e lehtë: “Ka një strukturë të mrekullueshme kockore, bukuri dhe një ndjenjë të jashtëzakonshme të stilit. Kur po krijoja kapelën në duart e mia, ishte një kapelë e thjeshtë. Ishte e nënvlerësuar, ishte klasike. Kur e pashë në kokën e saj, ajo me të vërtetë u transformua. Përvoja u bë shumë e fuqishme. Sepse gjithçka funksionoi së bashku. Dhe sigurisht, ju e dini që kjo flet për hirin dhe praninë e saj, kështu që ishte shumë, shumë i fortë. Ndikimi vizual është shumë i fortë dhe ndihem shumë mirënjohës së jam përzgjedhur për ta krijuar atë për të”, tha Javtis.

Javits shtoi se kapelja pasqyronte shprehjen e zhytur në mendime të Melania Trump për veten.