Aplikacion
Shkodra u trondit ditën e djeshme nga një atentat mafioz, që shkaktoi tre të vdekur. Zoom.al ka siguruar videon e regjistruar vetëm pak sekonda pas ngjarjes së rëndë, ku duken trupat e pajetë të Hamza Licit dhe të Flutura Bashës, të shtrirë në trotuar. Në pamjet e mëposhtme, që janë tepër të rënda, duket i […]
Një 8-vjeçar humbi jetën tragjikisht këtë të enjte në Elbasan. I mituri u përplas nga një makinë tip “Volkswagen” në Pajovë dhe për shkak të plagëve të rënda, ndërroi jetë në vend. “Volkswageni” u përplas fillimisht me një mjet tjetër tip “Opel” dhe më pas aksidentoi 8-vjeçarin. Policia po merr në pyetje dy shoferët për […]
Ndërkohë që anijet me mbetje toksike qëndrojnë në det, pak kilometra larg portit të Durrësit, autoriteti portual refuzon t’I shkarkojë ato me arsyetimin se “nuk ka hapësirë”. “Nuk kemi kapacitet për t’i mbajtur në port pasi ato kërkojnë 1000 metra katrorë hapësirë”- i tha BIRN-it, zëdhënësja e Autoriteti Portual, Elitjana Doko. Por sipas hetimeve të […]
Ish-drejtori i Tatimeve dhe aktualisht zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme. Ai u pyet nga prokurorët për gati më shumë se një orë, ndërsa nuk dihet çështja për të cilën ai është thirrur. Ndërkohë, pasi doli nga SPAK, ai nuk ka bërë asnjë koment për gazetarët. Sipas […]
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar, se sipas burimeve të tij, viktimat e masakrës në Shkodër, Arlind Bushati dhe Hamza Lici janë nxjerrë në pritë nga dikush nga policia që i devijoi rrugën. Berisha, në një konferencë për mediat, theksoi se ngjarja e rëndë pati mbështetjen e policisë dhe se vrasjet ishin të paralajmëruara. […]
Gruaja që shihni në foto është Flutura Basha, viktima e pafajshme e atentatit mafioz që tronditi dje qytetin e Shkodrës. 56-vjeçarja fatkeqe gjeti vdekjen kur motori me të cilin ajo po lëvizte bashkë me të shoqin, i cili mbeti i plagosur, u përplas nga makina e Hamza Licit. Ky i fundit devijoi nga rruga dhe […]
Progres-raporti i BE-së për Shqipërinë kërkon “sigurimin” e pavarësisë personale të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, ku momentalisht qëndron Gent Sejko. BE bën thirrje për pavarësi edhe për anëtarët e tjërë të Bankës, me qëllim që të mos marrin udhëzime nga qeveria apo parlamenti, për të përmbushur nevojat e këtyre të fundit. “Shqipëria duhet të […]
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, operacioni policor i koduar “Blackmail”, ndjekur me metoda speciale të hetimit. Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor […]
“Për herë të parë kam marrë kërcënime me vdekje sepse kam nënshkruar protokollin e bashkëpunimit me Shqipërinë për emigracionin”, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni në televizionin publik Rai. “Do të bëj gjithçka për të sjellë rezultate të prekshme në këtë bashkëpunim”, shtoi Meloni, duke iu referuar dy qendrave italiane për azilkërkuesit që janë ngritur në Shqipëri. “Disa i […]
Në gjyqin për biznesmenin Rezart Taçi në GJKKO, ka dhënë deklarime Moris Vidhi, drejtori i bankës së nivelit të dytë në të cilën është depozituar shuma prej 18.4 milion eurosh, e sekuestruar tashmë. Vidhi ka sqaruar se si u arrit depozitimi i parave, njohjen me Taçin dhe personat e tjerë nën hetim, dhe mënyrën se […]