Aplikacion
Debati për komisionin hetimor për sterilizimin është zhvendosur këtë të enjte në punimet e seancës së Kuvendit, ku palët i janë rikthyer edhe njëherë akuzave të ndërsjellta. Për kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, komisioni i ka kaluar të gjitha afatet dhe nuk mund të vazhdojë më tej në shkelje të ligjit. Ndërsa, kreu i grupit […]
Federata e Futbollit është njohur me vendimin e Odise Roshit për t’u tërhequr nga Kombëtarja shqiptare, pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme me ngjyrat kuqezi. Odise Roshi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ekipin Kombëtar, duke dhënë gjithmonë maksimumin e tij në arritjet historike të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Gjatë gjithë karrierës së […]
Deputeti i Partisë Demokratike është ndjerë keq gjatë seancës parlamentare dhe është larguar me urgjencë. Burimet thanë se Lefter Gështenja ka shfaqur probleme me hernien dhe është nisur me ambulancë për të marrë trajtimin shëndetësor.
Ky është momenti pak minuta pas vrasjes së biznesmenit Eduard Reçi. 52-vjeçari, i cili u vra me plumb në kokë, shihet i shtrirë në tokë. Në momentin e ngjarjes, dyshohet se ai ka qenë i vetëm. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës, 52-vjeçari nuk mundi të mbijetonte. Sakaq, policia po heton […]
Kuzhinieri rus Aleksey Zimin, i cili drejtonte një restorant në qendër të Londrës dhe ishte kritik i luftës ruse në Ukrainë, është gjetur i vdekur në Beograd në moshën 53-vjeçare. Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka thënë për Radion Evropa e Lirë (REL) se është njoftuar nga policia për vdekjen e Aleksej Zimin. “Është […]
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka filluar tashmë të projektojë administratën e re duke zgjedhur emrat që do të qëndrojnë në krye të posteve të rëndësishme, përfshirë Marco Rubion, si sekretar të shtetit. Trump pritet të bëjë ndryshime të mëdha edhe në Pentagon, pas zgjedhjes së Sekretarit të ri të Mbrojtjes një ditë më parë, […]
Personi që shihni në foto është Eduard Reçi, 52-vjeçari u qëllua mbrëmjen e djeshme me armë zjarri dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës ku humbi jetën. Grupi8 hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes, por asnjëra prej tyre nuk ka fiksuar autorin,. Gjithashtu asnjë gëzhojë nuk është […]
Reshjet e dëborës kanë zbardhur zonat malore në veri të vendit. Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit pa pasur reshje në Vermosh dhe Lëpushë të Kelmentit. Gjithashtu reshje ka pasur edhe në zonën e Qafë Thorës. Në zona të tjera në rajonin e Shkodrës, gjatë gjithë mbrëmjes dhe aktualisht vijojnë reshjet e […]
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 92.4 lekë dhe do shitet me 93.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.8 lekë dhe do shitet me 98.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105 lekë. Ndërsa paundi britanik […]
Dy persona kanë mbetur të vdekur e dy të tjerë të plagosur pas një aksidenti të rëndë automobilistik. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit në afërsi të fshatit Frakull në aksin Tepelenë-Fier. “Rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”, shtetasi S. A., duke drejtuar automjetin tip autobot, ka përplasur automjetin tip “Ford”, me […]