Aplikacion
Partitë e majta dhe e djathta ekstreme në Francë kanë rrëzuar qeverinë e kryeministrit Michel Barnier. 331 vota nga 571 ishin kundër qeverisë së Barnier. Kjo është hera e parë që prej vitit 1962 që një qeveri franceze rrëzohet me votë mosbesimi. Më herët gjatë fjalës së tij Michel Barnier tha se vështirësitë fiskale të […]
Kreu i administratës rajonale ushtarake të Zaporizhjas, Ivan Fedorov, ka pretenduar se kryetari i qytezës ukrainase, Dniproprudne, ka vdekur pasi është torturuar gjatë mbajtjes rob nga Rusia. Fedorov, përmes një deklarate të publikuar në Telegram më 4 dhjetor, tha se trupi i Yevhen Matveyev, së fundi është kthyer në Ukrainë, gjatë këmbimit të të burgosurve […]
Një 64-vjeçar u prangos nga policia pasditen e kësaj të mërkure në Pogradec. Xhevahir Cake u arrestua sepse në shtëpinë e tij efektivët gjetën një kallashnikov, municion luftarak e fitila ndezës. Policia po heton për të zbuluar nëse armët i përkasin të moshuarit apo nëse po planifikohej ndonjë ngjarje kriminale.
Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova vijojnë të kryesojnë me një diferencë të dukshme se vendet e tjera të rajonit të Ballkanit për nga kërkesat për azil në vendet e Bashkimit Europian. Sipas të dhënave më të fundit të Agjencisë Europiane për Azilin (EUAA) gjatë muajit shtator të këtij viti u paraqitën 586 kërkesa të reja […]
Nga Oliverda Allmuça Fluturimi i parë në 2024? “Në fund të vitit 2024 do të kemi fluturimin e parë”. Ky ishte premtimi që kryeministri Edi Rama bëri për Aeroportin e Vlorës, gjatë një takimi që pati me turoperatorët në këtë qytet, pikërisht në nëntor të vitit 2022.Megjithatë në qershor 2024, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, […]
Një sherr me sende të forta u regjistrua pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë. Në rrugën “Thoma Koxhaj” u konfliktuan pesë persona për motive ende të pazbardhura nga policia. Gjatë përleshjes mbetën të lënduar tre persona, që u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërsa dy personat e tjerë u shoqëruan në […]
Identifikohet 45-vjeçari që u gjet i pajetë pasditen e kësaj të mërkure në Korçë. Bëhet fjalë për Celnik Melcellarin, trupi i pajetë i të cilit ishte brenda makinës së tij. Grupi i hetimit ka bërë këqyrjen e mjetit si dhe vendit të ngjarjes, madje ka marrë disa gjurmë gishtash, por ekspertët e kriminalistikës nuk kanë […]
Një sëmundje e ngjashme me gripin që ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve brenda dy javësh është duke u hetuar në Kongon jugperëndimore, thanë autoritetet lokale. Vdekjet u regjistruan mes 10 dhe 25 nëntorit në provincën Kuango. Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke, kollë dhe anemi, u tha gazetarëve gjatë fundjavës ministri i Shëndetësisë në këtë […]
Një 45-vjeçar u gjet i vdekur në Korçë. Trupi i pajetë i Celnik Malcellanit u konstatua në një automjet në lagjen 10 të qytetit të Korçës, në një rrugë dytësore pranë unazës. Pasi u njoftua nga dëshmitarët, policia mbërriti në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Sipas policisë, vdekja e […]
Për ditën e enjte mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Lokalisht reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në […]