Aplikacion
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara prej Zoom.al, ishulli është i rrethuar nga flakë e një mjegull tymi.
Shqetësuese, për forcat e zjarrfikësve, ato të ushtrisë dhe policisë që janë në terren, mbeten municionet e vjetra që po shpërthejnë.
Është e dukshme edhe nga video e zoom.al se Forcat e Emergjencave Civile janë të pambrojtur. Përpiqen ta shuajnë zjarrin me lopata e degë pemësh e të tjera mjete rrethanore.
Disa prej tyre rrezikojnë të asfiksohen nga tymi qe po përhapet në të gjitha drejtimet si pasojë e erërs. Asnjëri nga punonjësit nuk ka maskë mbrojtëse.
Veç mungesës së mjeteve dhe pajisjeve të forcave tokësore, ajo që vihet re është edhe mungesa e ndihmës nga ajri.
Emergjencat Civile nuk kanë asnjë helikopter, ndërsa ata të ushtrisë janë për remont.
Një ushtri që është pjesë e NATO-s, promovon modernizimin dhe zhvillimin e saj, por që në realitet nuk ka elementët bazë për të mbajtur nën kontroll një zjarr.
Teksa forcave të emergjencës u mungojnë pajisjet elementare, shteti vijon paguan qindra miliona euro çdo vit për PPP të dyshimta dhe që nuk kanë sjellë ndonjë rezultat në përmirësimin e shërbimeve.
View this post on Instagram
Shqipëria u përball edhe një vit më parë me një situatë të tillë, me zjarre që dogjën mijëra hektarër pyje ë mbarë vendin dhe shkaktuan edhe viktima e rrezikuan shtëpi të banuara. Në ndihmë erdhi një helikopter Holanda, ndërsa ushtria jonë, pjesë e NATO-s, luftoi me kazma e lopata.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi pranon se situata është kritike. Ç’ka e bën më kritike është mungesa e mjeteve, fakt të cilin ministri nuk e thotë.
“Prej orëve të para të ditës ka rinisur puna për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit. Situata vijon të jetë kritike, pasi flakët përhapen për shkak edhe të erës. Është shtuar numri i efektivëve që janë angazhuar në aksionin e shuarjes së zjarrit, me pjesëtarë të Flotiljes Detare në Pashaliman, efektivë të Forcave Speciale, zjarrfikëses së Vlorës dhe vullnetarë. Tymi i krijuar rrezikon qëndrimin në zonë, ndërsa përpjekjet po vijojnë për të mbajtur situatën nën kontroll”.
Dyshohet se shkak i zjarreve në Sazan janë papërgjegjshmëria e pushuesve që shkojnë me mjete të vogla dhe pa leje, ndezin zjarre për ushqimet e tyre. Por deri tani policia nuk ka mundur ta zbulojë shkakun e vërtetë. /Zoom.al