zoom

Aktualitet

Të arrestuar për trafikim personash në Spanjë, kërkohet konfiskimi i pasurisë së dy vëllezërve

Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurisë së dy vëllezërve të arrestuar në Spanjë për trafikim personash.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkon konfiskimin e pasurive të dy vëllezërve Arjel Legisi dhe Oltjon Legisi, të arrestuar dhe nën hetim në Spanjë në 2018 për trafikimin me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Arjel Legisi, u arrestua për veprën Penale “Trafikim i personave të rritur”, në bashkëpunim. Ndërsa Oltjon Legisi,, është nën hetim nga autoritetet policore spanjolle për të njëjtën vepër penale.

Nga hetimet e kryera nga prokuroria Tiranë, rezulton se Arjel Legisi e Oltjon Legisi, janë përfshirë edhe në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve prej vitit 2018. Pasuritë e tyre janë krijuar pas dhe gjatë periudhës së aktivitetit kriminal dhe vlera e tyre nuk i përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre.

Prokuroria vlerëson se dy vëllezërit dhe familja e tyre janë në pamundësi financiare të justifikojnë këtë pasuri dhe kërkon konfiskimin dhe kalimin në projnësi të shtetit të pasurive; Apartament, sipërfaqe 80.90 m2 në Tiranë; dhe një makinë, Audi 6.