Aplikacion
Por tanimë ka nisur ajo që quhet edhe lufta pë klikime. Në më pak se një ditë të dyja këngët që priten të jenë hite të kësaj vere janë “kokë më kokë” me shikime.
Gjatë ditës së djeshme Noizy bëri një deklaratë në rrjetet sociale dhe kjo u mor si thumb për artistët e tjerë. Sipas reperit sot klikimet e këngëve po blihen duke ju referuar kështu këngës “Pare”.
Me anë të një liste më këngët më të dëgjuara në botë, ku kënga e saj renditet e 14-ta, reperja krahas fotos shkruan: Çfarë dreqin kini,”- duke lënë të kuptohet qartë që e ka me Noizyn.
Më tej edhe bashkëpuntori tjertër i përfshirë në këngë ka reaguar. Butrint Imeri ka postuar në stori një video ku këndon refrenin e këngës “Pare”, dhe poshtë shkruan: Ça dreqin ki bre,”- duke e shoqëruar me të qeshura.
Mirëpo reperi nuk e la me kaq. Teksa ka postuar foton me profilin e Denisit, reperi shkroi krahas saj: “Ky është kingu që shpëton këngëtarët me klikime nga Pluto dhe Jupiter, @avdiudenis legjend bravo”./L.K