zoom

Të gjitha

Yjet e popit që vuajnë për privatësi

Joe Alwyn thotë se nuk dëshiron ta mbajë private lidhjen e tij me Taylor Swiftin. Aktori ka disa vjet që është në lidhje me këngëtaren e famshme, por insiston se nuk ka qenë dëshira e tyre të tregohen të kujdesshëm rreth kësaj romance, por në një botë që është gjithnjë e më ndërhyrëse ata po detyrohen të tregohen të rezervuar se sa ndajnë me publikun nga jeta e tyre private.

Në një intervistë të fundit për revistën “Elle”, Alwyn deklaroi: “Nuk është se unë dua të jem i kujdesshëm dhe privat, por më shumë është ngase jemi të detyruar ta bëjmë këtë. Në jetojmë në një kulturë ku njerëzit janë bërë jashtëzakonisht imponues. Sa më shumë ju ofron atyre, aq më shumë kërkojnë nga ti. Edhe atëherë kur nuk ofron asgjë nga jeta private, ata e gjejnë mënyrën për të ndërhyrë në një lidhje”.

Taylor Swift dhe Joe Alwyn kanë pesë vjet që janë në lidhje dashurie. Deri më tani ata e kanë gëzuar çdo moment larg syrit të publikut dhe shumë rrallë shfaqen së bashku në publik.

Përveç Swiftit, që shquhet si një prej këngëtareve më të suksesshme të dekadës së fundit, edhe Alwyn po e gëzon një karrierë të mirë në kinematografi. Së shpejti ai vjen me role në filmat, “The Stars At Noon”, ku luan krahas aktores Margaret Qualley, dhe filmin e ri të Lena Dunhamit, “Catherine, Call Birdy”./L.K

/Zoom.al