zoom

Lajme

Tavo betohet mbi Kushtetutë, ulet në karrigen e kryebashkiakut të Himarës

Socialisti Vangjel Tavo mori zyrtarisht detyrën si kryetar i Bashkisë së Himarës këtë të hënë, pas ligjërimit të mandatit nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe certifikimit nga Gjykata e Vlorës.

Tavo u betua mbi Kushtetutë, duke premntuar se do të mbyllë derën për abuzimet.

“Dyert e Bashkisë do jenë të mbyllura për abuzimet, korrupsionin dhe paligjshmëritë dhe të hapura për bashkëpunimin me të gjitha palët. Do përkushtohem për zhvillimin e Himarës dhe do i ushtroj të gjitha aftësitë e mia për këtë qëllim”, tha Tavo.

Vangjel Tavo u ul në karrigen e kryebashkiakut pas ndërprerjes së mandatit nga Fredi Beleri, i cili u dënua me 2 vite burgim me formë të prerë për korrupsion zgjedhor.