zoom

Aktualitet

Taulant Muka kallëzon për plagjiaturë rektorin e UT-së dhe dekanen e Fakultetit të Drejtësisë

Zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka ka akuzuar për plagjiaturë rektorin e UT-së, Artan Hoxha dhe dekanen e Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha.

Në dy kallëzime të ndryshme të depozituara, Taulat Muka ka pretenduar se përmbatja e temës së doktoraturës së 2 pedagogëve përbën plagjiaturë.

Sipas tij, rektori Artan Hoxha në temën e doktoraturës së titulluar: “Bashkëpunimi Gjyqësor Ndërkombëtar në fushën Penale” ka kopjuar fjalë-për-fjalë, idenë, strukturën, mendimet dhe bibliografinë e Dr. Laura Maria Stănilă,, duke e trajtuar si vepër autentike/origjinale të tij, pa e cituar.

“Artan Hoxha në vitin 2009 ka përfunduar studimet doktorale dhe i është akorduar titulli “Doktor Shkencash”, bazuar në temën e doktoraturës së titulluar: “Bashkëpunimi Gjyqësor Ndërkombëtar në fushën Penale” me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Skënder Kaçupi.

Disertacioni është i arkivuar në bibliotekën e Fakultetit të Drejtësisë me nr. inventari 14724, ku mund të gjendet me këto të dhëna: “341.4 (043.3) H 833”.

Në shqyrtimin e kryer mbi temën e doktoraturës së z. Hoxha, konstatoj me kompetencë shkencore se disertacioni i tij, bazuar në gjetjet e kopjes sipas Aneksit nr. 1 bashkëlidhur dhe pjesë integrale e këtij kallëzimi, përbën plagjiaturë. Bazuar në ballafaqimin e versionit origjinal dhe versionit plagjaturë referuar Aneksit nr. 1 të këtij relacioni, vërtetohet se versioni plagjaturë është marrë nga: Laura Maria Stănilă, Mandatul european de arestare. Problematica implementării deciziei cadru nr. 584/13.06.2002 în statele membre ale Uniunii Europene, ăublicat în Revista de Ştiinţe Juridice, nr.2 din 2007 a Facultătii de Drept a Universită܊ii din

Craiova, e cila mund të aksesohet online në: https://drept.ucv.ro/RSJ/images/articole/2007/RSJ2/011Stanila.pdf

Hoxha, sipas gjetjeve të Aneksit nr.1, ka kopjuar fjalë-për-fjalë, idenë, strukturën, mendimet dhe bibliografinë e Dr. Stănilă, duke e trajtuar si vepër autentike/origjinale të tij, pa e cituar, duke konsumuar kështu një mori shkeljesh të kuadrit rregullator në fuqi në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në kallëzim.

Gjithashtu pretendon se dekania, Dorina Hoxha në temën e doktoraturës së titulluar: “Elementi Kohë dhe Vepra Penale” ka kopjuar fjalë-për-fjalë, idenë, strukturën, mendimet dhe bibliografinë e Dr. Aldo Franceschini dhe pjesërisht Dr. Giulia Riondato, duke e trajtuar si vepër autentike/origjinale të saj, pa e cituar apo qenë e autorizuar (elemement i cili nuk është cituar/specifikuar në doktoraturën e publikuar).

“Dorina Hoxha në vitin 2013 ka përfunduar studimet doktorale dhe i është akorduar titulli “Doktor Shkencash”, bazuar në temën e doktoraturës së titulluar: “Elementi Kohë dhe Vepra Penale” me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Skënder Kaçupi. Disertacioni është i publikuar
online dhe gjendet i plotë në: https://unitir.edu.al/doktoratura-dorina-hoxha-fakulteti-idrejtesise-departamenti-i-te-drejtes-penale/, si edhe në bibliotekën e Fakultetit të Drejtësisë, ku mund të gjendet me këto të dhëna: “343 (043.3) H 646”.

Bazuar në kontrollin që i është bërë temës së doktoraturës së znj. Hoxha, konstatoj se disertacioni i zj. Hoxha, bazuar në gjetjet e kopjes sipas Aneksit nr. 1 bashkëlidhur dhe pjesë integrale e këtij kallëzimi, përbën plagjiaturë. Bazuar në ballafaqimin e versionit origjinal dhe DocuSign Envelope ID: CFC36FF9-B8A9-4AC9-AE42-942A6DBC158E versionit plagjaturë referuar Aneksit nr. 1 të këtij relacioni, vërtetohet se versioni plagjaturë është marrë nga një temë doktorature e mbrojtur pranë Università Degli Studi di Napoli Federico II, Facoltà di Giurisprudenza, Dipartimento di Scienze Penalistiche, Criminologiche e Penitenziarie, e titulluar: “La Prescrizione del Reato: Profili di Diritto Sostanziale e Riflessi Processuali”, e mbrojtur nga Dr. Aldo Franceschini, me udhëheqës shkencor Prof. Giuseppe Riccio, në vitin akademik 2007-2008, e cila mund të aksesohet online në: http://www.fedoa.unina.it/3487/1/La_prescrizione_del_reato_-_dott._Aldo_Franceschini.pdf.

Gjithashtu, nga ekzaminimi i detajuar, janë gjetur gjurmë plagjature edhe nga një material tjetër, të cilin e kemi inkorporuar në Aneksin nr.1. Kështu, kam konstatuar se materiali tjetër nga ku është bërë kopja është: Giulia Riondato, ““Favor” e suoi limiti nella successione di leggi penali nel tempo”, temë doktorature nga Universiteti i Padova, material i cili mund të aksesohet në: https://www.research.unipd.it/retrieve/e14fb26f-f19a-3de1-e053- 1705fe0ac030/TESI_DOTTORATO_PDF_Riondato.pdf”, thuhet në kallëzim.