Aplikacion
Tatimet njoftuan se kanë rimbursuar brenda afatit 95% të tatimpaguesve, që deklaruan në kohë llogaritë bankare.
Ata sqarojnë se procedura për rimbursimin e kësteve në vijim do të ndiqet në drejtoritë rajonale tatimore nëpërmjet kërkesave për rimbursim.
Sipas njoftimit, shuma totale e rimbursuar është rreth 606 milionë lekë, ose rreth 6 milionë euro.
Gjithsej janë rimbursuar 7751 profesionistë të lirë. Vetëm gjatë ditës së sotme janë bërë 244 rimbursime.
Në Janar të vitit 2024 hyri në fuqi ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat, që parashikonte që të vendosej barazia dhe të eliminohej parimi i neutralitetit të tatimit ( ku një i punësuar dhe një i vetëpunësuar, të cilët bënin të njëjtën punë, kishin diferencim të papranueshëm të barrës fiskale. I pari 0 % tatim i dyti 13% dhe 23 % tatim mbi të ardhurat).
Kjo dispozitë që kishte si synim vendosjen e barazisë u kundërshtua nga grupet e interesit dhe çështja kaloi në Gjykatën Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese u vendos më 27 Qershor 2024 unanimisht rrëzimi i nenit 69 që diskriminonte profesionistët e lirë nga tatimi prej 15%. Tatimi i profesionistëve të lirë do të fillojë në vitin 2029, njësoj me bizneset e tjera.
Si rrjedhojë, të gjithë profesionistët që kishin paguar këstin e parë të tatimit, tashmë janë rimbursuar.
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat