zoom

Ide & Blog

Tallja me pensionistët! Po t’i dëgjojnë se ç’thonë, duhet të skuqen

Nga Lutfi Dervishi

Tallja me pensionistet

Po të dëgjojne se çfarë thonë pensionistet sot, duhet të skuqen dhe të mos flasin 10 vjet, aq vite sa u tallën me ta.

Në vend që të rriteshin pensionet u rrit numri i pensionistëve që ju rikthyen punës.

Në vend që të bëhej reforme u quajt reforme rritja e moshes së pensionit.

Në vend që të indeksohej çdo vit inflacioni u zhvleresua edhe ndihma që pensionistet marrin nga fëmijët jashtë. 10 vjet më parë 100 euro të derguara ishin 130 mijë lekë, sot as 100 mijë.

Në vend që të rriteshin pensionet sipas premtimit u rriten çmimet aty ku nuk mban më!

Në vend që të rriten numri i të punesuarve u rrit numri i të larguarve nga vendi.

Në vend që të rritej kujdesi është rritur tallja tani në prag të zgjedhjeve duke u thënë se e kanë fajin bizneset!

Në vend që të shohin demografine e vendit merren me biografine e bizneseve

Në vend të mbajtjes së premtimit të 2013 për pensione dinjitoze, po tallen duke u treguar 2030!