Aplikacion
Trajneri Nagelsman e aktivizoi në ndeshjen ndaj Bochum, të cilën bavarezët e fituan me shifrat 3-0 ndaj.
Në minutën e 77 të takimit, Ibrahimovic hyri në fushë për të marrë vendin e Sane.
Është vetëm 17-vjeç dhe me origjinë është nga Kosova, por duket shumë e vështirë për dardanët dhe Shqipërinë që të marrin në gjirin e tyre këtë lojtar që është pjesë e të rinjëve të Gjermanisë.
Ky aktivizim historik për të me ekipin e Bayern bën që Ibrahimovic të vazhdojë ëndrrën e tij dhe të pres shansin për një ftesë nga ekipi i parë i Gjermanisë në të ardhmen. /zoom.al/