Aplikacion
Banka Qendrore e Kosovës nxori një rregullore të re javë më parë, e cila kërkon që të gjitha pagesat me para të gatshme kudo në Kosovë të bëhen vetëm me euro duke nisur nga 1 shkurti, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb në vend.
I pyetur nëse bisedoi me Kurtin për shtyrjen e vendimit të BQK-së, Lajçak tha për gazetarët: “Ne e përmendëm këtë çështje të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, por por ju do të njoftoheni nesër. Pra, ju do të mësoni më shumë rreth kësaj”, shtoi ai.
Në një konferencë për media pas takimit në Prishtinë, Lajçak tha se u diskutua edhe për sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës nga një grup i serbëve të armatosur në fshatin Banjskë në veri të vendit.
Sulmi në Banjskë, ku u vranë një polic dhe tre sulmues, u diskutua edhe gjatë takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, një ditë më parë në Beograd, theksoi ai.
“Sulmi në Banjskë diskutohet çdo herë në çdo takim që kur ka ndodhur”, tha Lajçak.
Ai tha se BE-ja pret që të përfshirët në sulmin në Banjskë të mbahen përgjegjës.
“Publiku evropian dhe shtetet anëtare të BE-së presin që të përfshirët të shpallen përgjegjës. Sa i përket hetimit, nuk jam unë personi i duhur për të folur se nuk ka hetim që udhëhiqet nga BE-ja, por janë vendet individuale që kanë hetuar apo e hetojnë. Ne po marrim të dhënat nga shtetet anëtare dhe partnerët evropianë”, deklaroi ai.
Lajçak gjithashtu ka thënë se pyetja e vetme që duhet të bëhet tani për Marrëveshjen e Ohrit është se kur duhet të fillojë zbatimi i saj.
“Kishim një marrëveshje nga shkurti-marsi i vitit të kaluar që i bie se më nuk duhet të jetë pyetja se çfarë apo si duhet të bëhet, sipas meje, pyetja është se kur duhet të fillojë zbatimi i saj. Natyrisht kur më pyesin mua them të fillojmë sa më shpejtë, të fillojmë pa vonesa”, tha Lajçak.
Lajmi i Ramës, reagon TikTok: Adoleshentët që u konfliktuan s’kishin llogari. Duam sqarime urgjente