zoom

Politikë

Tabaku: Sipërfaqja e ndërtimeve në Tiranë rritet me 17% çdo vit

 

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e konsideroi të domosdoshme nismën e saj për të luftuar pastrimin e parave

“E pabesueshme që  6 në 10 kompani ndërtimi nuk kanë burime financimi për të ndërtuar, dyshohen që kanë janë kompani që kryejnë pastrimin e parave.

Një problem që është relatuar me shqetësim edhe nga Prokurori I Përgjithshëm Olsian Çela pikërisht në Komisionin e Ligjeve.

Për vit sipërfaqja e ndërtimeve në Tiranë rriten me 17% për çdo vit dhe vetëm për vitin e fundit janë rritur me 1.46 mln metra katrorë leja e ndërtimit.

Guvernatori, në një përgjigje ndaj meje, është shprehur se financimi vjen nga burime alternative. Kjo në gjuhën popullore do të thotë që financimi është nga para jashtë sistemit bankar.

Pikërisht, kjo duhet frenuar. Projektligji që propozoj angazhohet në këtë pikë.

Parlamenti duhet të shprehet për këtë situatë dhe duke të ngrejë disa mekanizma që janë të nevojshëm. Ne nuk mund të tolerojmë që 60% e kompanive të mos kenë të verifikueshme të ardhurat që justifikojnë ndërtimin”, tha ajo.