zoom

Ekonomi

Tabaku ngre 5 pyetje mbi Marrëveshjen Itali-Shqipëri për pensionet dhe zbatueshmërinë e saj

Kryetajra e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, drejtoi sot mbledhjen, ku analizoi marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë në lidhje me pensnionet. Në fillim ajo përshëndeti këtë marrëveshje dhe njëkohësisht rikujtoi kontributin që edhe opozita e mbi të gjitha Kuvendi ka dhënë.

“Falenderoj z. Pëllumbi, që e takuam në Itali bashkë me delegacionin nga Kuvendi, kemi zhvilluar takime në Senat dhe në Dhomë për të diskutuar këtë marrëveshje. Falenderoj z. Giulio Terzi di Sant’Agata, kryetarin e Komisionit të çështjeve Europiane në Senat, për kontributin dhe shtysën e tij që kjo të kryej gjithë diskutimet sa më shpejtë në Senat. Është e rëndësishme për këtë Komision të foksuohemi tek çështje të cilat lidhen më përafrimin, por dhe marrëveshjet dhe detyrimet që rrjedhin nga MSA-ja:”, u shpreh kryetarja.

Më tej Tabaku ngriti 5 shqetësime që sipas saj duhen shqyrtuar me kujdes në implementimin e tyre nga qeveria.

“Kam disa pyetje përsa i përket zbatimit:

1) Marrëveshja administrative që do të hyj në fuqi në të njëjtën kohë, që ka detajet e zbatimit përsa i përket aplikimit, a është gati dhe në cilën fazë ndodhemi? Do të kaloj me ligj apo jo?

2) Cili ka qënë impakti i marrëveshjeve të zbatuara deri më sot? Kush është marrëveshja që ka më shumë problematika? Kush është vendi që ka më shumë aplikime jashtë Shqipërisë nga pikëpamja e numrit të përfituesve?

3) Marrëveshja parashikon një numër të përfituesve prej 435.000. Në relacionin e Shqipërisë që ka ardhur në Parlament flitet për mbi 500.000 përfitues. Në diskutimet që në zhvilluam në Senat me të gjithë kryetarët e Grupeve Parlamentare dhe Komisioneve të çështjeve Sociale dhe Financave, na u tha shifra prej 300.000 përfituesish. Sa është numri real i përfituesve që ju mendoni se do të ketë duke pasur parasysh informacionet paraprake që keni sepse mesa kuptova ishte proces aplikimi, pra në momentin që aplikohet ju do të keni një panoramë më të qartë.

4) Kush janë dy shtetet që keni vështirësi për të negociuar? Jemi në diskutime me Mbretërinë e Bashkuar?

5) Pse nuk është marrë për bazë Marrëveshja me Belgjikën përderisa ka rezultuar ndër më të suksesshmet?” u shpreh deputetja e PD. Marrëveshja u votua nga të dyja palët politike në fund të diskutimeve.

Më poshtë fjala e kryetares së Komisionit të Çështjeve Europiane:

“Sot shqyrtojmë projektligjin për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore”. Marrëveshja shkon përtej forcave politike dhe nga kjo marrëvshje përfitojnë një numër i madh shqiptarësh që fatkeqësisht janë detyruar të largohen nga vendi. Aq shumë sa që tashmë, për ironi të fatit, na duhet të bëjmë fushatë jashtë Shqipërisë.

Falenderoj z. Pëllumbi, që e takuam në Itali bashkë me delegacionin nga Kuvendi, kemi zhvilluar takime në Senat dhe në Dhomë për të diskutuar këtë marrëveshje. Falenderoj z. Giulio Terzi di Sant’Agata, kryetarin e Komisionit të çështjeve Europiane në Senat, për kontributin dhe shtysën e tij që kjo të kryej gjithë diskutimet sa më shpejtë në Senat. Është e rëndësishme për këtë Komision të foksuohemi tek çështje të cilat lidhen më përafrimin, por dhe marrëveshjet dhe detyrimet që rrjedhin nga MSA-ja.

Shpresoj që ky të jetë në shembull dakordësie që kalon përtej Komisionit tonë, në këtë Komision kemi rënë dakord dhe për raste të tjera, por shpresoj që përfitime të tilla të kenë qytetarët shqiptarë kudo që ndodhen jashtë. Më e mira do të ishte në fakt që qytetarët shqiptar të mos detyrohen të largoheshin jashtë, por në kushtet që ndodhemi kjo marrëveshje ka falenderimet dhe të opozitës. Falenderojmë dhe kolegët italianë që janë angazhuar dhe kontribuar”. /ZOOM.AL/