Aplikacion
Ajo ngre shqetësime për sjelljen abuzive të qeverisë, korrupsionin galopant në administratë dhe sektorë të tjerë, si dhe mungesën e strategjive serioze nga Qeveria, për integrimin.
Reagimi i plotë:
“Në 21/22 Mars, Këshilli Europian mori vendimin për hapjen e negociatave me Bosnje Hercegovinën por fatkeqësisht nuk ishte në rend dite Shqipëria dhe vendimi për hapjen e kapitujve. Një mundësi e humbur prej 11 vitesh tashmë, ku integrimi përdoret si një refren bosh por pakogjë është arritur. Në këto 11 vite të gjata pritje ky proces është trajtuar si elitar, politik duke dështuar të vendosë në qendër qytetarët që po largohen ndërkohë që s’e shohin Europën e premtuar këtu.
Në vend që të ankohemi, sikundër kemi bërë për 11 vite me radhë, ku gishtin e fajit e kemi drejtuar nga BE. Duhet të kthejmë këtë kohë të humbur në një mundësi për të ndërmarrë reforma që integrimin ta shndërrojmë në një proces jo për të shpërndarë medalje pa vlerë por në procesin që ndihmon shqiptarët.
Mungesa e meritokracisë është kthyer në një sistem prej mungesës së tregut të lirë dhe konkurrencës që ka mbyllur bizneset dhe këto kanë qenë shkaqet që kanë çuar shqiptarët në emigrim. Askush nuk beson se premtimet në letër të realizohen. Pasi shohin korrupsionin të kthyer në sistem.
Nuk mund të kemi një betejë anti-korrupsion pa pasur në qendër të saj një paketë reale të diskutuar mbi interesat e vogla partiake. Reforma në ekonomi për të garantuar një treg të lirë dhe konkurrues. Sikundër dhe zhbërjen e monopoleve që kanë shkatërruar aftësinë inovuese dhe prodhuese duke i veshur kosto shtesë dhe të pandershme qytetarëve. Rikthimin e meritokracisë përballë një kleptokracie që ka mbytur aftësitë zhvilluese të vendit.
Koha që integrimi të jetë platforma ndryshuese për vendin!”. /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet