Aplikacion
Një prej superjahteve më të mëdhenj me vela në botë “Koru”, i cili ka tre direkë 70 metra të lartë, është ndalur në portin e qytetit bregdetar mëngjesin e sotëm.
Mësohet se jahti me gjatësi 127 metra, që mban flamurin e Ishujve Kajman, është begëzuar në kalatën nr.4 të Portit detar.
Ai u ndal sot në Durrës për për t’u furnizuar me 170 mijë litra karburant dhe më pas do të vijojë lundrimin drejt Italisë.
257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçiera janë ndalur gjatë këtij sezoni në Portin e Durrësit, raportojnë autoritetet.
Superjahti 500 milionë dollarësh i Jeff Bezos u largua për herë të parë nga Roterdami në Holandë për prova në det në shkurt.
Koru është jahti më i lartë me vela në botë. Është gjithashtu jahti më i madh i miliarderit që mund të lëvizë vetëm me vela.