zoom

Futboll vendi

Superiore/ Tirana përmbys Vllazninë, Egnatia ndal Partizanin

Tirana marshon e qetë drejt titullit të 26-të, pas fitores me përmbysje ndaj Vllazninë me rezultatin 2-1 në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa Egnatia merr një pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë përballë Partizanit me rezultatin 2-2.

Në Shkodër, vendasit marrin epërsinë që në minutën e 7-të me Aralicën, ndërsa 3 minuta përpara mbylljes së pjesës së parë mbrojtësi i djathtë Ismajlgeci shënon për baraspeshën në 1-1.

Në pjesën e dytë, bardheblutë fitojnë epërsinë në minutën e 70-të me Ëngëll Hotin, gol që i jep dhe fitoren me rezultatin përfundimtar 2-1 skuadrës së Orges Shehit që e sheh veten me 12 pikë më shumë se Laçi i vendit të dytë, i cili luan nesër me Skëndërbeun.

Ndalon Partizani në sfidën me Egnatian. “Demat e Kuq” nuk shkojnë më shumë se një barazim përballë skuadrës së Zekerija Ramadanit, pikë që i vlen më shumë rrogozhinasve në objektivin e tyre për të qëndruar mes më të mirave të Superligës. Kujtojmë që Partizani luajti me 2 lojtarë më pak, me largimin e Albion Markut dhe Eneo Bitri.

/zoom.al