zoom

Futboll vendi

Superiore/ Tirana kërkon shkëputjen me Vllazninë, Partizani pret Egnatian

Java e 25-të e Abissnet Superiore nis me një duel interesant mes Tiranës dhe Vllaznisë. Kryesuesit e kampionatit shkojnë në Shkodër për të kërkuar shkëputjen me vendin e dytë që mbahet nga Laçi.

Distanca me vendin e dytë është 9 pikë dhe një zgjatje e përkoshme me 12 pikë do i shërbente bardhebluve për të vijuar të qetë drejt marshit për titullin e 26-të në histori. Vllaznia në anën tjetër është vetëm 6 pikë larg vendit të dytë dhe kërkon fitoren për të kapur kurbinasit.

Në anën tjetër në stadiumin “Elbasan Arena”, Partizani pret Egnatian e vendit të 7-të, me qëllimin e vetëm për tu afruar me zonën europiane. Egnatia kërkon mbijetesën  dhe është në pikë të barabarta me Dinamon që ndodhet në garën për mbijetesë dhe do të tentojë të heqë retë e zeza që rrezikojnë qëndrimin e saj mes më të mirave në Superiores.

/zoom.al