Aplikacion
Në stadiumin “Air Albania”, Partizani ka fituar me rezultatin e thellë 5-0 ndaj verilindorëve, të cilët nuk ishin në ditën e tyre më të mirë duke u dorëzuar që në pjesën e dytë përballë furisë së kuqe. Kallaku me penallti në minutën e 36-të nis maratonën e golave për skuadrën e kuqe, ndërsa sulmuesi Skuka në minutën e 40-të dyfishoi epërsinë përpara përfundimit të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Stenio Junior në minutën e 46-të, Lika në të 89-tën dhe Marku në minutën e fundit shtesë, shënuan emrin e tyre në tabelën e golashënuesve duke përfunduar një mbrëmje magjike që i sheh Demat e Kuq tre pikë larg zonës europiane dhe 5 pikë larg Kukësit në vendin e tretë.
Në kampin tjetër, Tirana nuk fal as përballë Teutës në stadiumin “Elbasan Arena” duke triumfuar me rezultatin 2-0. Golat e Seferit në minutat 17-të dhe 60-të për secilën pjesë, i dhanë bardhebluve një tjetër fitore të rëndësishme në rrugën drejt titullit të rradhës.
Momentalisht Tirana është në vendin e parë me 9 pikë diferencë nga Laçi i vendit të dytë, ndërsa Partizani shkurton distancën me Kukësin e vendit të tretë në vetëm 6 pikë.
/e.s/zoom.al