Aplikacion
Indeksi për vitin 2022 e rendit Shqipërinë në vendin e 87 mes 140 vendeve teksa në vitin 2021 ajo renditej në vendin e 84.
Indeksi ndërtohet në bazë të tetë faktorëve ku i pari është ai i kufizimeve në kompetencat e qeverisë që nënkupton se deri në çfarë pike institucionale dhe kushtetuese limitohen zyrtarët për të mbajtur përgjegjësi para ligjit.
Ky faktor përfshin edhe sesa i lirë është shtypi duke mbetur jashtë kontrollit të qeverisë Në këtë tregues Shqipëria renditet e 105 mes 140 vendeve ndërsa një vit më parë në këtë tregues renditeshim të 109-et.
Mungesa e korrupsionit është treguesi i dytë që merret në analizë dhe mban parasysh tre forma: ryshfetin, ndikimin e papërshtatshëm nga interesi publik dhe privat dhe shpërdorimi i fondeve publike dhe burimeve të tjera.
Shqipëria renditet në vitin 2022 në vendin e 107 ndërkohë që një vit më parë në atë të 105-të.
Qeveria e hapur është treguesi i tretë dhe merr në analizë aspektin se deri në çfarë pike qeveria është transparente duke ndarë informacion , fuqizon njerëzit me mjete për ta vënë qeverinë para përgjegjësisë dhe nxit pjesëmarrjen e qytetarëve në diskutimet e politikave publike. Në këtë tregues Shqipëria renditet e 84 ndërkohë që një vit më parë në vendin e 82.
Treguesi i katërt për të drejtat themelore ndalet në atë sesa i respekton shteti të drejtat sipas ligjeve kombëtare dhe konventave ndërkombëtare të njerëzve të tij ku renditemi në vendin e 63 nga vendi i 62 që ishim në 2021.
I fundit është treguesi i të drejtës kriminale dhe ky është një skanim i sistemit të drejtësisë duke përfshirë nga policia tek avokatët, prokurorët, gjyqtarët apo policia e burgjeve.
Treguesi sheh sesa efektiv është sistemi dhe sa garanton ai gjetjen e të drejtës dhe dënimin e personave për vepra penale kundër shoqërisë. Për vitin 2022 renditemi në vendin e 81 duke rënë me një pozicion nga viti i kaluar./Monitor
Beleri habit: Do të jap dorëheqjen si eurodeputet, do kandidoj për kryebashkiak të Himarës