zoom

Slider

Sulmuesi shqiptar Emir Sahiti mahnit në Kroaci, shënon në versionin Quaresma | VIDEO

Hajduk i Splitit mposhti me rezultatin 2-0 Varazdin, në kuadër të javës së 30-të të kampionatit kroat.

Futbollisti shqiptar Emir Sahiti shënoi golin e dytë duke e vendosur fitoren në kasafortë.

Perla e tij mahniti tifozët dhe komentatorin e ndeshjes duke realizuar në stilin Quaresma.

Ky ishte goli i katërt në kampionat për sulmuesin kosovar, ndërsa ka dhënë edhe 3 asiste. /zoom.al/