zoom

Aktualitet

Sulmoi me molotov Bashkinë e Tiranës gjatë protestës, Gjykata liron të arrestuarin (EMRI)

Gjykata e Tiranës liroi një tjetër të arrestuar për protestën e dhunshme para Bashkisë, që mbahet çdo javë prej dy muajsh, pas skandalit korruptiv të drejtorëve në dosjen “5D”, teksa kërkohet edhe dorëheqja e kryebashkiakut Erjon Veliaj.

Gjyqtari i gatshëm ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Sokol Bushkolajn, ashtu sikurse kanë qenë masat për të ndaluarit në tubimet e mëparshme. Por atij i ndalohet edhe pjesëmarrja e mëtejshme në tubime, teksa ishte një nga të dyshuarit për përdorimin e lëndëve djegëse dhe plasëse.

Bushkolaj ishte arrestuar pasi hodhi molotov gjatë protestës së fundit përpara Bashkisë së Tiranës. /ZOOM.AL/