zoom

Aktualitet

Sulmohet me armë lokali i shqiptarëve në Bruksel, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur

Një lokal në pronësi të shqiptarëve në Bruksel u sulmua me armë këtë të enjte.

Sulmi ndodhi në Saint-Galles të Brukselit, diku mes orës 01:00 dhe 02:00 të mëngjesit në një kafene në “Rue de l’Argonne”, jo shumë larg Gare du Midi.

Mediat belge raportojnë se për pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona dhe tre të tjerë u plagosën.

Dy personat e vrarë ishin burrë dhe grua dhe dyshohet se ata u vranë gabimisht, pasi shënjestra e vërtetë mund të kenë qenë pronarët e lokalit.

Pista ku po hetojnë autoritetet është ajo e prishjes së pazareve të drogës.

Sipas mediave, autorët ishin të armatosur me kallashnikovë, ndërsa pas ngjarjes, ata u arratisën dhe policia është vënë në kërkim të tyre.