zoom

Bota

Sulmohet depoja e naftës në Arabi nga rebelët jemenë. Rama: Krim që dëmton sigurinë globale

Rebelët Houthi nga Jemeni, kanë përshkallëzuar sulmet e tyre në Arabinë Saudite pak para fillimit të bisedimeve të paqes më 29 mars në vendin e tyre.

Një tjetër shpërthim i madh pranë një depoje gjigande nafte ka ndodhur në Arabinë Saudite ndërsa pak ditë më parë guerilët sulmuan një të tillë.

Këtë herë shpërthimi u regjistrua me shumë gjasa përsëri nga rebelët Houth, pranë depos së naftës Aramco.

Për fat të mirë nuk është raportuar për viktima

Mbi këtë ka reagur edhe kreu i qeverisë në Shqipëri, Edi Rama. Ai thotë se ky është një krim i neveritshëm kundër Arabisë, synon të ndikojë sigurinë globale.

“Një tjetër krim i neveritshëm kundër Arabisë Saudite, i cili synon të ndikojë më tej në sigurinë globale të energjisë në një kohë të trazuar për të gjithë botën! Shqipëria qëndron në krah të Arabisë Saudite dhe u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që të dënojnë me vendosmëri organizatën terroriste që qëndron pas sulmeve të tilla”.