zoom

Aktualitet

Sulmi në uzinën e armëve, reagon Kim: Qëndrojmë me aleatin tonë deri në zbardhjen e fakteve

Ambasadorja amerikane Yuri Kim bën të ditur se ditën e sotme ka folur me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Arben Kingjin rreth incidentit që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Kim shprehet se qëndron pranë aleatëve shqiptarë dhe kërkon zbulimin e përgjegjësive.

“Bisedova me Ministrin e Mbrojtjes Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Kingji dhe urova shërim të shpejtë për ushtarakët e plagosur mbrëmë në ruajtje të objektit të ushtrisë. Ne qëndrojmë në krah të aleatit tonë, ndërkohë që autoritetet investigojnë për  të zbuluar faktet dhe të nxjerrin përgjegjësitë”, shkroi Kim.

Postime të lidhura