zoom

Aktualitet

Sulmi në lokalin e Fatjon Muratit ku vdiq banakierja, ky është i riu i arrestuar për masakrën

Ky është 28-vjeçari, Nikoll Sherrniku i arrestuar për masakrën e Don Boskos, ku humbi jetën banakierja  Mimoza Paja.

Dyshohet se i riu ka sjellë nga Gjermania targat e automjetit tip “BMË” që u përdor nga autorët për të kryer sulmin me armë në lokalin e Fatjon Muratit disa javë më parë.

Nga të shtënat me armë u vra banakierja Mimoza Paja që punonte në lokal, ndërsa dëshmitare e krimit ishte mbesa e saj 10-vjeçe që ndodhej pranë saj në momentin e atentatit.

Atentati kishte shënjestër Fatjon Muratin, i cili arriti t’i shpëtonte. Ndërkohë u plagos xhaxhai i tij dhe disa persona të tjerë në lokal.

Nikoll Sherrniku, nga Fushë Kuqja e Kurbinit është arrestuar në 18 gusht të vitit 2022 dhe të mërkurën iu komunikua masa e ‘arrestit me burg’ brenda qelive të paraburgimit ku ndodhet për një tjetër vepër penale, për të cilën vijon të jetë në hetim.