zoom

Kosova

Sulmi në kanalin e Ibër Lepencit/ KFOR shton masat në Kosovë për sigurinë

Pas sulmit në kanalin e Ibër Lepencit, KFOR ka shtuar masat për sigurinë e vendit.

Nëpërmjet një komunikate për mediat, misioni paqeruajtës ka bërë me dije se ka nisur ushtrimet për planin mbrojtës të Manastirit të Deçanit.

“Batalioni Kinetik i Komandës Rajonale Perëndimore i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, në bashkëpunim me batalionin kinetik rezervë hungarez zhvilluan një stërvitje për zbatimin të planit të mbrojtjes për Manastirin në Deçan”, tha KFOR

Sipas njoftimit, stërvitja mundësoi përmirësimin e kapacitetit të vendosjes së njësive të reagimit të shpejtë, të kryera me mjete me rrota dhe me helikopterë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, nënvizoi KFOR.