Aplikacion
Zjarri u shua në orën 6:20 të mëngjesit me orën lokale, rreth një orë pas konfirmimit se zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje. Nivelet e rrezatimit në sfond ishin normale.
Në një postim në Facebook, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi trupat ruse për kryerjen e një sulmi terrorist, duke qëlluar qëllimisht në termocentralin, për të rrezikuar jetën e miliona njerëzve.
“Tanket ruse, të pajisura me imazhe termike, po qëllojnë në blloqet atomike. Ata e dinë se për çfarë po qëllojnë. Ata janë përgatitur për këtë (sulm)”, tha Zelensky në postim.
“Vetë fakti që Rusia po fillon sulme në afërsi të centraleve bërthamore të Ukrainës është jashtëzakonisht i rrezikshëm”, shtoi Zelensky, duke iu referuar tragjedisë së Çernobilit dhe viktimave të saj.
“Ka 15 reaktorë bërthamorë në Ukrainë. Nëse njëri prej tyre fryn, ky është fundi për të gjithë, ky është fundi i Evropës. E gjithë Evropa do të duhet të evakuohet,” tha ai.
“Asnjë vend përveç Rusisë nuk ka qëlluar ndonjëherë mbi reaktorët e një termocentrali bërthamor. Hera e parë, hera e parë në histori,” shtoi Zelensky, duke u kërkuar liderëve evropianë të zgjohen dhe të ndalojnë forcat ruse, përpara se kjo luftë të kthehet në një fatkeqësi bërthamore./Zoom.al