Aplikacion
“Një nga ditët më të vështira për Serbinë që nga viti 2004. Që nga viti 1999, ne nuk kemi pasur kontroll mbi Kosovën dhe Metohinë.
Na është dashur shumë kohë që të hetojmë vetë se çfarë ka ndodhur në Kosovë dhe Metohi. Çfarë ndodhi sot në mëngjes, gjatë gjithë mëngjesit dhe pasdites. Le t’u tregojmë njerëzve se çfarë ndodhi”, tha ai.
Ndërsa shtoi: “Rreth orës 02:46 një grup serbësh nga Kosova dhe Metohija vendosën dy kamionë si barrikada në Banjskë. Pastaj vjen policia e Kosovës, duke tentuar t’i heqë ato barrikada.
Pati një konflikt me serbët që i ngritën barrikadat dhe në atë konflikt ka mbetur i vrarë një polic. Në orën 08:57 janë mbyllur vendkalimet në Jarinje dhe Bërnjak, të shtënat dhe përleshjet vazhdojnë ende. Në orën 10:15 shqiptarët njoftojnë se katër qytete serbe janë zona të operacioneve terroriste.”
Aleksandër Vuçiç tha se e dënon vrasjen e policit të Kosovës, por sipas tij faji është i Albin Kurtit.
Ai theksoi se nëse do kishte ndërhyrë KFOR do të kishte më pak viktima.
“Në asnjë mënyrë nuk dua ta fal vrasjen e një polici shqiptar dhe as nuk mund ta justifikoj. Është absolutisht e dënueshme dhe është diçka që nuk i duhet askujt, Kurti është organizatori kryesor i kaosit.
Edhe pse folëm shumë herë për këtë, edhe pse çdo ditë paralajmëroja si në Bruksel ashtu edhe në Nju Jork se e gjithë kjo mund të ndodhte, pak njerëz vendosën të dëgjojnë. Serbët vuajnë nga terrori i Kurtit.
Ndaj tyre u krye një sulm brutal dhe ne në fillim menduam se pse nuk e bëri KFOR-i, do të kishte më pak viktima. Sipas informacioneve që disponojmë, thuhet se tre serbë kanë vdekur në Kosovë dhe Metohi. Dy sigurisht nga snajperi, kur nuk ishte e nevojshme që të likuidoheshin. Dy mbetën të plagosur rëndë”, theksoi presidenti serb.
Ndërsa shtoi: “I vetmi fajtor, edhe pse ka pak faj të atyre që e ndihmojnë në këtë, për gjithçka që ndodh është Albin Kurti. Provokonte gjatë gjithë kohës. Dhe më vjen keq që një pjesë e serbëve ranë në ato provokime. Albin Kurti është i vetmi fajtor, i vetmi që do konflikte dhe luftë. Askush tjetër nuk dëshiron konflikt dhe luftë, dëshira e tij e vetme është të na tërheqë në një luftë me NATO-n dhe kjo është gjithçka që ai bën gjithë ditën.”
“Vend i ndyrë”- Aktorja reagon ashpër ndaj Iliriana Bashës: Turp të kesh, kur vodhe me grushte…