Aplikacion
Në një intervistë në “Goca dhe gra”, Antonela tregoi se është penduar për ngjarjen e ndodhur në gusht në një restorant në Tiranë.
Ajo kërkoi ndjesë publike, duke shtuar se ishte në vendin e gabuar.
“Ka qenë një periudhë jo fort e lehtë për ne dhe familjen time. Doja të sillja edhe një mesazh, që pavarësisht të këqijave që kalojmë në jetë ne ringrihemi më të fortë. Kam nxjerrë një mësim, mos bini pre e provokimeve, sidomos kur jemi person publik. Unë nuk jam e përfshirë direkte në këtë ngjarje, është motra ime.
Jam ndodhur në momentin e gabuar dhe në vendin e gabuar atë natë. Për momentin jam me masë sigurie dhe hetimet vazhdojnë. Unë nuk e njihja personalisht vajzën, mua nuk më kishte cënuar. Po i kemi kërkuar falje në gjykatë, i kërkojmë falje edhe familjes sonë që i kemi stresuar. I kërkoj falje edhe publikut”, tha Antonela Berisha.
Në gusht, Klea Prenga u masakrua në fytyrë me shishe qelqi nga Mariela Berisha, e cila e sulmoi teksa ndodhej në një restorant në Tiranë. Mariela Berisha e akuzoi Klea Prengën se kishte krijuar lidhje me bashkëshortin e saj.
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Britani 34-vjeçari shqiptar (Emri)