zoom

Ide & Blog

Sulmi mbi Rusi/ Edhe pa koment zyrtar nga Ukraina, mesazhi është i qartë

Lajmet e sotme ndjekin të njëjtin model.

Gjatë javëve të fundit kemi parë një rritje të sulmeve me dronë në të gjithë Rusinë, ndonjëherë thellë brenda territorit rus.

Në fillim të këtij muaji, një bombardues supersonik me rreze të gjatë u shkatërrua nga një sulm me dron në një bazë ajrore në rajonin e Novgorodit, qindra milje larg kufirit me Ukrainën.

Kievi rrallë i komenton sulme të tilla. Por edhe pa koment zyrtar, mesazhi nga Ukraina për Rusinë është i qartë: Ju na sulmuat, kështu që ne do ju sulmojmë dhe e kemi kapacitetin për ta bërë këtë.

Ka një ironi këtu: Një nga arsyetimet që presidenti Putin dha për ‘operacionin e tij të posaçëm ushtarak’ (pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës) ishte nevoja për të rritur sigurinë kombëtare të Rusisë, për të cilën Kremlini pretendonte se po kërcënohej nga Ukraina, Amerika, NATO dhe Perëndimi në përgjithësi.

Në realitet, pushteti ka çuar në një pasiguri më të madhe për Rusinë dhe popullin rus.