Aplikacion
Guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov tha se dy persona u vranë. Sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan tetë raketa ukrainase, tha Gladkov.
Putin akuzoi Ukrainën se po përpiqet të pengojë ofertën e tij për një mandat tjetër gjashtëvjeçar.
Studentët në Belgorod, i cili është afër kufirit me Ukrainën, nuk do të ndjekin shkollën të hënën dhe të martën, tha guvernatori. Ndërsa qendrat tregtare në Belgorod do të mbyllen të dielën dhe të hënën, shtoi Gladkov.
Ai shtoi se një grua u vra në një park, ndërsa ishte me djalin e saj teksa shëtisnin qenin. “Mjekët po luftojnë për jetën e djalit të saj”, tha guvernatori.
Imazhet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një parkim makinash të mbushur me tym dhe zjarr. Belgorod ka qenë objektiv i disa sulmeve hakmarrëse nga Kievi.
Ministria ruse e mbrojtjes konfirmoi se kishte “shkaktuar humbje” në zonat kufitare të Ukrainës dhe në rajonet Belgorod dhe Kursk.
Gjithashtu të shtunën, guvernatori i rajonit Samara – në juglindje të Moskës – tha se dronët ukrainas shënjestruan dy rafineri nafte.