Aplikacion
Sipas burimeve zyrtare, 28-vjeçari nga Shkodra është i dyshuar për shkatërrim prone me eksploziv, shkatërrim prone me mjete të forta, plagosje me dashje dhe vjedhje.
28-vjeçari u ndalua sepse nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, rezultoi se më datë 31 maj të vitit të kaluar, ka goditur me sende të forta një shtetas dhe ka shkatërruar automjetin e tij.
Kurse më datë 29 qershor 2023, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se ka vënë lëndë eksplozive në portën e banesës së një shtetasi dhe ka vjedhur motomjetin e një shtetasi tjetër.
“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “shkatërrimi i pronës”, “plagosja e lehtë me dashje” dhe “vjedhja”, thuhet në njoftim. /ZOOM.AL/