zoom

Bota

Sulm terrorist në Izrael/ Disa autobusë shpërthejnë me sulme të komanduara

Tre autobusë kanë shpërthyer në Bat Yam, në jug të Tel Avivit mbrëmjen e kësaj të enjte

Paraprakisht dyshohet për sulm terrorist. Sui i komanduar nga distance kishte dyshuar në dy raste të tjera gjtihashtu me autobusë thanë autoritetet.

Ministri i Transportit Miri Regev ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të autobusëve, trenave dhe mejteve të tjera të transportit, bëjnë me dije mediat izraelite.

Deri më tani, nuk ka raportime për viktima. Sipas mediave lokale, një nga pajisjet e pashpërthyera, me peshë 5 kg kishte një mesazh ku thuhej “Hakmarrja nga Tulkarem” – duke iu referuar një operacioni të fundit ushtarak izraelit kundër terrorizmit në Bregun Perëndimor.

Në përgjigje të incidenteve në Bat Yam, Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz tha se kishte udhëzuar ushtrinë që të “rriste intensitetin” e aktivitetit në kampet e refugjatëve në Bregun Perëndimor.