zoom

Bota

Sulm me thikë në Francë/ Vritet një person, plagosen disa policë

Një sulm me thikë ka tronditur Francën mbrëmjen e kësaj të shtune.

Deri më tani, sipas policisë, një person ka humbur jetën dhe dy oficerë policorë kanë mbetur të plagosur.

Autori i cili është arrestuar pranë vendit të ngjarjes, raportohet se përpara se të kryente aktin e rëndë ka thirrur “Allahu Akbar”.

Prandaj, paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një sulm terrorist. Autori kishte qëlluar fillimisht efektivët në qafë dhe në gjoks, ndërsa personi që humbi jetën është një kalimtar që do ndërhynte për ta ndaluar.