zoom

Bota

Sulm me kamion në Izrael, qëllohet me armë shoferi

Si pasojë e një sulmi me kamion, në një stacion autobusi në veri të Tel Avivit, ka pasur shumë të plagosuar. Ngjarja ndodhi pranë një baze ushtarake. Sipas mediave izraelite, policia dyshon se bëhet fjalë për një sulm terrorist në Ramat Hasharon, kur një kamion hyri në një stacion autobusi pranë një baze ushtarake.

Policia ka njofuar për të paktën 24 persona të plagosur, por dyshohet se numri mund të jetë edhe më i madh. Policia njofton se shoferi i kamionit u “neutralizua”, por akoma nuk është komunikuar identiteti i tij. Sipas të dhënave të para, kamioni ishte përplasur me një autobus që ishte parkuar në stacionin e autobusit, në momnetin kur udhëtarët po dilnin nga autobusi.

Civilët qëllojnë me armë

Civilët në vendngjarje qëlluan drejt shoferit të kamionit dhe e “neutralizuan”. Sipas mediave izraelite, policia supozon një sulm terrorist. Shërbimi izraelit i urgjencës Magen David Adom njofton për dhjetëra persona të dërguar në spitale. Mes tyre katër ishin të plagosur rëndë.

Televizioni izraelit tregoi se policia kishte rrethuar zonën. Ambulanca të shumta janë në terren si dhe të paktën një helikopter. Izraeli sot përkujton sulmin e madh ndaj Izraelit nga organizata radikale islamike palestineze Hamas më 7 tetor 2023. Që atëherë, Izraeli ka ndërmarrë aksione ushtarake kundër Hamasit në Rripin e Gazësdhe kundër milicisë shiite pro-iraniane Hezbollah në Liban, gjatë së cilave ka pasur dhjetëra mijëra persona të vrarë./ DW