zoom

Aktualitet

Sulm masiv në Gjermani/ Vriten 3 persona, plagosen 8 të tjerë

Tre persona mbetën të vdekur dhe 8 të tjerë të palgosur në një sulm masiv me thikë në një festival në qytetin Solingen në perëndim të Gjermanisë.

Vitkimat janë dy burra dhe një grua.

5 prej personave të plagosur janë në gjendje kritike për jetën, raportoi policia në një deklaratë herët këtë të shtunë.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës së kaluar ndërsa autori ende i paindentifikuar ndodhet në arrati. Autoritetet gjermane po vijojnë një operacion masiv për identifkimin dhe arrestimin e tij. Qindra forca policie, automjete të rënda dhe helikopterë janë nxjerr në terren.

Paraprakisht policia ka deklaruar se sulmi është kryer me mjet prerës, thikë dhe se autori besohet të ketë vepruar i vetëm.

Autoritetet ligjzbatuese po hetojnë vendin e ngjarjes dhe inrtervistojnë personat e lënduar për të zbuluar edhe shkakun që shtyu autorin të kryente krimine rëndë.

Postime të lidhura