Aplikacion
Fikrim Damka dhe djali i tij Fuar Damka, janë arrestuar nën dyshimin për “sulm” dhe “kanosje”.
“Dje me datë 09.02.2025 rreth orës 18:00 në Prizren është raportuar një rast ‘Kanosje dhe Sulm’ , Policia ka intervistuar të dyshuarit F.D. dhe F.D dhe viktimat si dhe janë mbledhur edhe prova dhe dëshmi tjera”, deklaroi zëdhënësi i policisë, Shaqir Bytyqi.
Ministri, i cili është kryetar i partisë turke KDTP dhe i biri Fuati, dyshohet se kërcënuan dhe sulmuan dy persona të tjerë, te një parking në Prizren.
Sipas Sinjali, Fikrim Damka dyshohet se ka sulmuar një kandidate nga Partia Turke e Lëvizjes Novatore.
Dyshohet se motivi lidhet procesin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë të zhvilluara të dielën
Pas marrjes në pyetje, me vendim të prokurorit baba e bir janë ndaluar për 48 orë.