Aplikacion
Ai iu referua një rasti ku tha se në Vranisht është kërcënuar me jetë një komisioner, rast sipas tij i referuar në polici.
‘Sapo votova për kryetarin e ri të bashkisë, zotin Gjikuria. Zgjedhjet duhet të kishin shkuar më mirë në një vend demokratik. Jemi në një situatë ku adminsitarr rilindase e kryeministrit pothuajse ka pushtuar Himarën. Është e pamundur që në çdo qendër të mo gjesh 10 deri 15 nëpunës shtetit që bëjnë presion. Bandat kriminale janë pothuajse në çdo qendër votimi. Kanë kërcënuar me jetë, me presion komisionerët tanë. Sigurisht nuk janë zgjedhje në një vend demokratik janë zgjedhje të sforcuar. Himara do reagojë, Himara do ketë një kryetar bashkie europian dhe amerikan. Shkoni të votoni, ju bëj thirrje, të votojnë një orë e më parë.
Të mos kenë frikë nga presionet e rrugeçërve.Po po janë shumë të vërteta. I kemi referuar edhe në polici. Në Vranisht komisionerin tonë e kanë kërcënuar me jetë. Në lagjen 1 maj ikëtu e njëjta gjë. Nëpunës të administratës së bashkisë së Vlorës, na kanë kërcënuar me jetë. I kemi referuar në polici. Dhe prisnim që të bënte shumë më tepër. Këto do jenë subjekt kallëzimesh pas përfundimit të procesit zgjedhor.-tha ai.