zoom

Lajme

Sula: Jemi kthyer në “Republikë Kryeministrore”, Qeveria aventurë me jetën e shqiptarëve!

Deputeti i PD-së Dashnor Sula, komentoi sot situatën aktuale politike në vend, atë ekonomike, ligjore dhe të rendit e sigurisë.

Sula theksoi se Shqipëria është shndërruar në Republikë Kryeministrore. Ai shtoi se qeveria shqiptare bën aventurë me jetën e shqiptarëve. Sipas tij, anëtarët e qeverisë duket se janë në një varkë të mbushur me flori dhe se kanë humbur busullën, tha ai për “News24”.

“Jemi Republikë kryeministrore. Qeveria është si aventurierët, janë në një varkë me flori që ka humbur busullën. Politika në Shqipëri sa vjen dhe ka degraduar. Media ka shumë rëndësi për demokracinë në Shqipëri, kam shumë respekt për gazetarët në vendin tonë. Media ne kemi thënë se është pushtet i katërt, por do thosha se ka shumë rëndësi për demokracinë tonë.

Në SPAK janë katër prokurorë së paku, që janë me integritet dhe shumë të ndershëm. Është për të ardhur keq që mediat po shantazhohen. SPAK deri tani ka rezultate pozitive, por duhet të bëjnë më tepër, që të besojmë se nuk ka persona të paprekshëm. Këta në pushtet bëjnë propagandë, që të bën lavazh truri. Kanë ikur 1 milion shqiptarë. Ikja e mazhorancës është domosdoshmëri për Shqipërinë”, deklaroi Sula ndër të tjera. /ZOOM.AL/